Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qëndruar sot në Hungari. Nga atje ka dërguar porosi deri te subjektet politike në vend, që tani është momenti të dëshmojnë përkushtimin eurointegrues edhe në vepër.
Xhaferi bëri të qartë, se ndryshimet kushtetuese duhet të realizohen këtë vit.
Në fund, ai vlerësoi “me optimizëm momentin pozitiv dhe afatin e nënvizuar për zgjerimin e mëtejmë të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 me vendet e Ballkanit Perëndimor”./TV21/