10/07/2025
spot_img
HomeBOTAVIDEO/Një lopë në Guiness! Ja pse…

VIDEO/Një lopë në Guiness! Ja pse…

Lopa më e gjatë në botë  gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Libri i Rekordeve Guiness e ka shpërblyer me çmim lopën e fermerit nga Massachusetts, pasi në matjen e fundit, doli se ishte mbi 2 metra.

Lopa e quajtur Tommy, 13-vjeçare, është e racës zvicerane dhe bën pjesë tek lopët që kanë shumë qumësht.

“Ajo vazhdonte të rritej dhe të rritej. Ajo dhe babai im kishim një lidhje të veçantë dhe u bë me të vërtetë e dashur – thotë fermeri.

Tommy u emërua nga Tom Brady, që në atë kohë ishte qendërmbrojtësi i ekipit tonë të dashur – ka shtuar vajza e fermerit, Laurie Cuevas.

Pesha e kafshës nuk dihet, pasi familja ka theksuar se është tepër e madhe për t’u vendosur në rimorkio për ta transferuar deri tek peshorja.

 

 

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT