Bujar Osmani nga partia e integristëve ka dërguar akuza të rënda drejt VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së sa i takon marrjes së pozicioneve shtetërore nga BDI.
Osmani thotë se atyre po u pengon barazia mes maqedonasve dhe shqiptarëve.
“VMRO-DPMNE-ja dhe gjithë ajo klika nacionaliste edhe jashtë VMRO-DPMNE-së u pengojnë shqiptarët, nuk ju pengon BDI-ja. U pengojnë shqiptarët. Bile edhe në LSDM ka të tillë që u pengon barazia dhe shqiptarët dhe nuk e thonë për shkak se është politikisht jokorrekte të thoni shqiptarët po na e marrin monopolin, por thonë BDI-ja po bën korrupsion. Jo, jo. Shqiptarët po e thyejnë monopolin ekonomik”, tha Osmani.