Në orët e para të mëngjesit të datës së sotme në zonën e Bit Pazarit, tre të mitur nga Shkupi janë privuar nga liria nga Njësiti Policor Intervenues i SPB Shkup, për faktin se më datë 09.11.2023 rreth orës 23:15 në Parkun e Qytetit në Shkup, kanë kërcënuar me mjete të mprehta dy persona dhe ju kanë marrë para.
Ata janë marrë në pyetje në prani të prindërve të tyre dhe njërit prej të dyshuarve iu gjet një pjesë e parave të vjedhura.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra dhe Njësia për Punë të Brendshme në Bit Pazar do të bëjnë kallëzim penal për veprën penale “grabitje”.