10/07/2025
spot_img
HomeLAJMETetovë: Plagosen me armë zjarri dy persona, pesë të dyshuar në kërkim

Tetovë: Plagosen me armë zjarri dy persona, pesë të dyshuar në kërkim

Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës.

Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin. Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri. Rasti është duke u zbardhur.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT