Sot në oborrin e shkollës “Strasho Pindjur”, në fshatin Karbinc, të Shtipit, ka ndodhur një tentim për kidnapimin e dy fëmijëve.
Sipas informacioneve fillestare, rrëmbyesit kanë qenë me automjet “golf” me targa të Shkupit dhe kanë tentuar të fusin me forcë dy fëmijë në automjet. Ata u ndaluan nga fëmijë të tjerë dhe stafi i shkollës.
Ngjarja është konfirmuar nga drejtoresha e shkollës, Natalija Kostova, në një bisedë telefonike për televizionin lokalStar TV.
Ajo ka thënë shkurt se njëri nga fëmijët është maqedonas dhe tjetri turk. Kostova ka njoftuar gjithashtu se policia aktualisht ndodhet në shkollë dhe po punohet për zbardhjen e rastit.