09/11/2025
spot_img

Teknologji/ Ja cilat lajme bënë bujë këtë javë

Përmbledhjen javore të lajmeve mbi teknologjinë e fillojmë me hyrjen në fuqi të Aktit të Bashkimit Evropian për Inteligjencë Artificiale. Akti konsiderohet gjerësisht si legjislacioni i parë në botë që përpiqet të rregullojë Inteligjencën Artificiale për çdo kompani që përdor sistemet e AI. Këto rregulla janë  bazuar në katër nivele rreziku, si: pa rrezik, rrezik minimal, rrezik i lartë dhe sistemet e ndaluara të Inteligjencës Artificiale.

 

Kompania Apple së shpejti do të vendos në treg produkte të reja. Është muaji shtator, kur kompania do të zbulojë serinë e saj iPhone 16. Kompania në fjalë javën që po e lëmë pas ka shfaqur disa ngjyra të mundshme të modeleve të reja. Ka sugjerime që modeli bazë i iPhone-16, do të vijë me pesë opsione ngjyrash. Nga fotografitë që janë publikuar nga kompania Apple, shihet se iPhone 16 do vijë në ngjyrë të bardhë, të zezë, blu, jeshile dhe rozë.

 

Të reja këtë javë kemi edhe nga WhatsApp. Bëhet e ditur se aplikacioni po punon për një veçori të re që na lejon të ndajmë mesazhe zanore me Meta AI. Për momentin, vetëm disa testues beta me versionin më të fundit të WhatsApp, mund ta përdorin këtë veçori, për të dërguar mesazhe zanore mirëpo, më shumë përdorues do të kenë qasje në të, në javët e ardhshme.

 

Kompania gjermane e prodhimit të automjeteve BMW testoi me sukses robotin humanoid “Figure 02″ i cili vendos pjesët metalike në karroceri në kushte reale prodhimi, prej disa javësh në fabrikën e saj në Spartanburg, Karolina e Jugut. Roboti me dy këmbë “Figura 02”, i pajisur me duar në përmasat e njeriut, mund të ecë dhe të vendosë pjesë të ndryshme komplekse me saktësi. Ai është i përshtatshëm në mënyrë ideale për detyra të vështira fizike, të lodhshme ose të pasigurta.

 

Kompania OpenAI ka konfirmuar se po mendon të prezantojë një vegël, detyra e të cilës është të zbulojë esetë e shkruara nga ChatGPT me një përqindje të lartë saktësie. Është një ‘watermark’, i cili do të tregonte përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale. Deri më tani nuk ka një vegël dhe metodë të tillë sepse ka ende debate nëse duhet “të marrë dritën e gjelbër” edhe pse tashmë është gati. Megjithatë, ‘watermarku’ është vetëm një nga disa zgjidhje të mundshme, duke përfshirë klasifikuesit dhe meta të dhënat, të cilat ajo i konsideroi si pjesë të “kërkimit të gjerë mbi origjinën e tekstit”.

Kjo metodë është “shumë precize” në situata të caktuara, por nuk është shumë efikase në rastin e formave të caktuara të manipulimeve të paautorizuara si përdorimi i sistemeve të përkthimit, riformulimi me një model tjetër gjenerues ose kërkimi i modelit për të futur një karakter të veçantë midis çdo fjale dhe pastaj të fshihet ai karakter.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT