Në Gostivar u shfaq për të tretën herë komedia “Çifti i hapur”, autor i së cilës është Dario Fo Franca Rama.
Regjisor i komedisë është Sulejman Rushiti, ndërkaq në rolet kryesore luajtën Romir Zalla dhe Suela Bejko. Komedia është shfaqur në Durrës, Shkup, kurse në Gostivar u rishfaq për të tretën herë sepse u kërkua nga publiku.
Pas përfundimit të shfaqjes u shtrua një koktej me ç’rast regjisori, i cili është edhe drejtor i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti ndau disa mirënjohje për mediet.
Ndër të shpërblyerit me mirënjohje është edhe portali Nistori, si medium që ka mbështetur vazhdimisht artin, kulturën e sidomos teatrin.
Me këtë rast, kryeredaktori Emir Hamzi falënderoi vlerësuesit e Nistorit, duke theksuar se portali në fjalë do të vazhdojë që të përkrahë aktivitetet që kanë vlerë dhe që kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë tonë, e sidomos teatrin. Hamzi tha se meritë të madhe për këtë mirënjohje ka gazetarja Blerona Jakupi Zylbehari. Zylbehari ka dy vite që angazhohet intensivisht në Nistori për të sjellur ngjarjet më të veçanta kulturore. /Nistori/