16/05/2025
spot_img
HomeLAJMETë shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset 35- vjeçari. Policia: Konflikti...

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset 35- vjeçari. Policia: Konflikti për parkimin e mjeteve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të tregut industrial në afërsi të një furre buke në Lezhë, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

Nga këto të shtëna, ka mbetur i plagosur Tonin Ndreca, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës fillimisht dhe më pas drejt Spitalit të Traumës.

Policia njofton se të shtënat me armë zjarri kanë ardhur si pasojë e një konflikti të çastit për parkimin e automjeteve.

“Marjan Kola banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri Tonin Ndrecën, 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Autori i dyshuar Marjon Kola është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT