Arben Taravari ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për Hristijan Mickovskit, duke paralajmëruar se më 19 tetor shqiptarët do të tregojnë fuqinë e tyre zgjedhore. Sipas Taravarit, aktualisht rezultati është 2 me 1 në favor të një fushate pozitive dhe të mirë, ndërsa ekziston mundësia që ky diferencë të arrijë deri në 3 me 1.
Ai theksoi se “fatura duhet të shkojë te zotri Mickovski dhe shtoi se ky është vullneti i shqiptarëve. Taravari u shpreh gjithashtu se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe të mbështesin edhe vëllezërit e tyre që ndodhen në diaspora, disa prej të cilëve do të udhëtojnë drejt VMRO-së për të kontribuar në këtë proces.
Taravari theksoi rëndësinë e aleancave të mëdha shqiptare, të cilat, sipas tij, mund të shërbejnë si një lëvizje vendimtare për të detyruar autoritetet që të përshpejtojnë procesin e negociatave dhe të bashkëpunimit me Shqipërinë dhe Malin e Zi.