22/05/2025
spot_img
HomeMAQEDONITaravari i pakënaqur me LSDM-në, ASh-ja do të shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Taravari i pakënaqur me LSDM-në, ASh-ja do të shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Kreu i ASh-së, Arben Taravari, ka paralajmëruar se deri nga fundi i këtij muaji apo në fillim të dhjetorit, në partinë e tij do të flasin për daljen e mundshme nga Qeveria pas mosmiratimit të Ligjit për amnisti. Pakënaqësia ka të bëjë me qëndrimin kundër të LSDM-së.

 

“Ne vërtetë kemi dyshimet tona a duhet vazhduar apo s’duhet vazhduar në Qeveri, sidomos pas ligjit për amnisti ku ndodhi një tradhti, që një ligj i cili ishte propozim i Qeverisë, nuk u votua nga deputetët e LSDM-së. Ne kemi dyshime, por nuk i kemi biseduar për shkak të ndryshimeve kushtetuese. Nga fundi i nëntorit e fillimi i dhjetorit, ne duhet ta marrim vendimin definitiv a vazhdojmë në Qeveri apo bëhemi opozitë.”, – deklaroi kryetari i ASh-së, Arben Taravari.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT