Spitali Al-Shifa është sulmuar nga forcat e Izraelit, situatë që ka detyruar mijëra persona që ndodheshin aty të evakuoheshin menjëherë.
Sipas dëshmitarëve të vetmit që kanë mbetur në godinë janë se vetëm qindra pacientë të plagosur rëndë dhe mjekët.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga militantët deklaroi se numri i palestinezëve të vrarë që nga nisja e luftës Izrael-Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 11.000 personash.
Mijëra palestinezë u nisën ditën e sotme drejt autostradës së vetme të Gazës, duke u larguar nga zona e luftës në veri, pasi Izraeli njoftoi për mundësinë e evakuimit të sigurt.
Një ditë më parë Izraeli ra dakord të mundësojë një pauzë humanitare katërorëshe për çdo ditë, me qëllim që civilët të largohen nga zonat e rrezikut.
Top Channel