11/07/2025
spot_img
HomeLAJMESulejmani: Ka vendim për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit

Sulejmani: Ka vendim për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit

Kryeshefi i Inspektoratit komunal në Komunën e Tetovës, Sadat Sulejmani në ngjarjen e largimit të disa objekteve pa leje, ka thënë se ka vendim edhe për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit, por nuk dihet ende se kur do të prishet i njejti.

“Ka vendim për prishjen e kryqit.

Kur do prishet?

Në Tetovë ka mbi 5000 vendime për prishje. E shihni se mundohemi që të punojmë. Kur do t’i vije rendi, atëherë do e bëjmë” -është përgjigjur Sulejmani.

Gjithashtu, ai sot ka akuzuar policinë e qytetit se nuk ka asistuar komunën në heqjen e disa kioskave nga trotuaret e bulevardit Ilinden, duke thënë se kanë lënë hapësirë për incidente.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT