20/05/2025
spot_img
HomeLAJMEStrumicë: Kallëzim penal kundër dy policëve, i mundësuan një të burgosuri të...

Strumicë: Kallëzim penal kundër dy policëve, i mundësuan një të burgosuri të arratiset

Departamenti për Punë të Brendshme-Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ka parashtruar kallëzim penal kundër V.T(41) dhe M.S(49), të dy nga Strumica, punonjës në Burgun e Strumicës.

Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 dhe “mundësimi i arratisjes së personit të privuar nga liria”.

“Më datë 04.12.2023, V.T, oficer në policinë e burgjeve, ka lëshuar urdhër për policin e burgut M.S. me veturë zyrtare ta çojë personin i cili ishte në vuajtje të dënimit me burg në kryerjen e detyrave private në një objekt afarist në Strumicë. M.S edhe pse e dinte se një urdhër i tillë ishte në kundërshtim me ligjin, ai veproi sipas tij dhe kështu V.T dhe M.S. e kanë lejuar të dënuarin të largohet nga burgu edhe pse ai nuk ka pasur të drejtë të shfrytëzojë një objekt të tillë atë ditë”.

“Pasi i dënuari është dërguar në objektin afarist, ai ka hyrë i vetëm dhe pasi ka dalë nga objekti është arratisur”, thuhet në njoftim.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT