“Mundësi të barabarta në kulturë për të gjitha bashkësitë etnike në qytetin e Strugës” është projekti që ka në fokus përmirësimin dhe promovimin e barazisë kulturore në këtë qytet. Në sajë të këtij projekti janë realizuar një sërë aktivitetesh që kanë përfshirë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme etnike, shqiptarë, maqedonas, romë, turq etj.
Janë realizuar disa punëtori, poashtu takime me Komisionin për marrëdhënie midis bashkësive dhe publikun më të gjërë, dhe një aktivitet tjetër mjaft I veçantë që është “Sofra Strugane”.
Ky projekt ka qenë në favor të të gjitha bashkësive etnike dhe ka ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet ndëretnike në qytetin e Strugës.
Nga hulumtimet dhe diskutimet e realizuara, është dalë në përfundim se diversiteti kulturor ka ndikuar në zhvillimin e Strugës, duke përfshirë aspektet ekonomike, sociale dhe kulturore.
Diversiteti kulturor ka ndikuar edhe në zhvillimin e turizmit në Strugë dhe ky sektor ka kontribuuar në ekonominë lokale.