16/05/2025
spot_img
HomeBOTASpanja theu të gjitha rekordet turistike, në një vit e vizituan 80...

Spanja theu të gjitha rekordet turistike, në një vit e vizituan 80 milionë turistë

Spanja duket se ka pasur një vit mbresëlënës sa i përket turizmit, me afro 80 milionë vizitorë – duke kaluar Italinë, e cila tradicionalisht e ka pasur vendin e parë.

Sipas gazetës madrilene “Pais”, nga janari deri në dhjetor të vitit të kaluar në Spanjë pati 79.85 milionë turistë të huaj. Kjo është 0.8% më shumë se në vitin 2019, një vit rekord për sektorin e turizmit në nivel global.

Turistët, përveç numrit rekord, mundësuan edhe të ardhura rekord nga turizmi në Spanjë. Ata shpenzuan 101 miliardë euro deri në dhjetor, që është 24% më shumë para se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është madje 17% më shumë se në vitin 2019, gjë që konfirmon se kjo industri është shtytësi i ekonomisë spanjolle.

Krahas kësaj, ka pasur rritje të interesit të turistëve edhe në muajt kur ky vend nuk është veçanërisht i popullarizuar në mesin e turistëve, gjë që konfirmon vendosmërinë e autoriteteve spanjolle për t’u bërë destinacion për të gjitha stinët.

Nëntori i vitit 2023 pati numrin më të madh të turistëve të huaj, pas muajit tetor, i cili përsëri theu rekorde. Turistët po zgjedhin Spanjën edhe jashtë sezonit të verës, duke eksploruar ofertën e larmishme turistike të këtij destinacioni, nga gastronomia, përmbajtjet kulturore dhe historike e deri te atraksionet natyrore.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT