13/11/2025
spot_img

Sot në Shkup organizohet “Gara e Babagjyshëve”

Shoqata për sport dhe rekreacion “I pari deri në majë” sot do të organizojë garën tradicionale me “babagjysha”. Në garën nëpër rrugët e Shkupit do të vrapojnë persona të veshur me kostume të kuqe të babagjyshit të Vitit të Ri.

Gara do të fillojë në orën 12:00 para “Skopje City Mall”. Rruga është e gjatë dy kilometra dhe pjesëmarrësit e moshave të ndryshme duhet të regjistrohen paraprakisht në faqen www.prvdovrv.mk

Pjesëmarrësit marrin kostum të babagjyshit, një pallto, pantallona, ​​kapelë, rrip dhe mjekër.

“Gara ka karakter argëtues dhe garues, mund të regjistrohen pjesëmarrës të të gjitha grupmoshave. Për fituesit ofrohen çmime, ndërsa pjesëmarrësve më me fat do t’u plotësohen dëshirat e Vitit të Ri përmes shortit, pavarësisht nga rezultati dhe vendi i fituar”, thonë organizatorët.

Para dhe pas garës do të ketë një program muzikor, “ngrohje” të trupit sipas instruksioneve të një instruktori të fitnesit si dhe vijon ceremonia për shpalljen e fituesve.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT