10/07/2025
spot_img
HomeLAJMESot dhe nesër mot i ngrohtë, nga e enjtja fillojnë vranësirat

Sot dhe nesër mot i ngrohtë, nga e enjtja fillojnë vranësirat

Sinoptikanët parashikojnë mëngjese të ftohta ndërsa gjatë ditës mot me diell dhe relativisht të ngrohtë, me vranësira të vogla lokale dhe erë të lehtë nga drejtimi verior.

Temperatura minimale, sot do të jetë në interval prej 1 deri 10°C, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 22 deri 28°C.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me paraqitje të vranësirave lokale.

Në disa zona do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira. Nga dita e enjte do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa të premten dhe të shtunën reshje të kohëpaskohshme lokale. Temperaturat gjatë ditës do të jenë në rënie.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT