16/05/2025
spot_img
HomeLAJMESkandal në Klinikën Gjinekologjike në Shkup: Mjekja padashje ia pret gishtin foshnjës...

Skandal në Klinikën Gjinekologjike në Shkup: Mjekja padashje ia pret gishtin foshnjës së porsalindur, suspendohet nga puna

10 ditë më parë një foshnjeje të porsalindur personeli i Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, i ka prerë aksidentalisht një gisht.

Nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë ​​e kanë konfirmuar rastin dhe kanë dalë me sqarim:

“Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup, ku një motër medicinale aksidentalisht i ka prerë një pjesë të gishtit të madh foshnjës gjatë daljes, gjegjësisht lindjes. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku menjëherë është intervenuar” – njoftojmë nga Klinika.

Nga aty shtojnë se motra medicinale është suspenduar, i është dorëzuar Komisionit Disiplinor.

”Ajo është dënuar me masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrim të vendit të punës – informojnë nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT