10/07/2025
spot_img
HomeLAJMESkandal/ Deputeti i opozitës shfaqet duke pirë kokainë me punonjëse seksi

Skandal/ Deputeti i opozitës shfaqet duke pirë kokainë me punonjëse seksi

Politika serbe është ‘mbërthyer’ nga një skandal në prag të zgjedhjeve të përgjithshme më 17 dhjetor, pas publikimit të një video të një deputetit të opozitës, që shfaqet duke bërë orgji me punonjëse seksi. Por nuk mjafton kaq, pasi ata shfaqen edhe duke pirë kokainë.

Bëhet fjalë për deputetin Gjorgje Miketiç, anëtar i njohur i listës së Gjilasit “Serbia kundër dhunës”.

Pamjet regjistrohen nga një person i tretë, i cili është gjithmonë në lëvizje, dhe Miketić është shumë i vetëdijshëm për këtë, kështu që nuk bëhet fjalë për ndonjë lloj montimi apo xhirime sekrete.

Miketiq ditë më parë ka postuar në rrjetin social X një postim ku ka deklaruar se po kërcënohet me foto intime dhe për gjithçka ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai shtoi gjithashtu se nuk e priste kurrë që Vuçiq të merrej me jetën e tij.

 

 

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT