20/05/2025
spot_img
HomeLAJMESi u bë mëngjesi i famshëm si “vakti më i rëndësishëm i...

Si u bë mëngjesi i famshëm si “vakti më i rëndësishëm i ditës”?

Ajo që mund të mos dini për mëngjesin është origjina e tij: një fushatë marketingu e lançuar nga prodhuesi i Grape Nuts, General Foods për të shitur më shumë çereale.

Gjatë fushatës, në të cilën marketerët e emërtuan “Ha një Mëngjes të Mirë-Bëj një Punë më të Mirë” dyqanet e ushqimoreve shpёrndanin pamfleta, të cilat promovonin rëndësinë e mëngjesit, ndërsa reklamat në radio shpallnin se “Ekspertët e ushqimit thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.”

Reklamat si kjo ishin kyçe për rritjen e industrisë së çerealeve, një produkt i shpikur nga njerëz si John Harvey Kellogg, një mjek shumë besimtar, i cili besonte se çerealet do të përmirësonin shëndetin e amerikanëve dhe githashtu do t’i parandalonte ata nga masturbimi dhe dëshira për seks.

Para çerealeve, në mesin e viteve 1800, mëngjesi amerikan nuk ishte kaq shumë i ndryshëm nga vaktet e tjera. Shtresat e mesme dhe të larta të amerikanëve hanin vezë, pasta, petulla, por edhe midhje deti, mish pule të zier dhe biftekë viçi.

 

Ardhja e çerealeve i dha mëngjesit statusin e një vakti me ushqime të dalluara dhe krijoi modelin e një mëngjesi të përpunuar, tё gatshёm për t’u ngrënë që vazhdon ende sot të mbizotёrojё masivisht. Dhe e gjitha kjo varet nga reklamat, të cilat duhet të të bindin ty se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

 

Historia ‘mashtruese’ e Mëngjesit

 

Epoka moderne e mëngjesit fillon me çerealet. Para shpikjes së tyre, mëngjesi nuk ishte aq standard apo rutinë.

 

“Romakët besonin se ishte më e shëndetshme të konsumoje vetëm një vakt në ditë,” ka thënë historiania e ushqimit Caroline Yeldham.

 

Historianët e Europës Mesjetare, shkruajnë se mëngjesi ishte vetëm një luks për të pasurit, vetëm një nevojë për punëtorët, dhe në të shumtën e rasteve nuk konsumohej.

 

Historianët tentojnë që të bien dakord se mëngjesi u bë një themel i përditshëm që kryhej në fillim të ditës, ndërsa punëtorët u transferuan në qytete për t’u kthyer në punonjës qё punonin me orare të caktuara.

Në Europë, kjo fillimisht erdhi në vitet 1600, dhe vakti i mëngjesit u bë gati i kudogjendur gjatë periudhës së Revolucionit Industrial. Ndërsa njerëzit përgatiteshin për të punuar gjatë tërë ditës, mëngjesi u bë një çështje e rëndësishme për t’u marrë në konsideratë

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT