Aplikantëve për shtetësi në shtetin lindor gjerman të Saksonisë Anhalt, tani u kërkohet të deklarojnë mbështetjen e tyre për të drejtën e ekzistencës së Izraelit.
Legjislacioni i ri vjen si pasojë e sulmit terrorist ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor dhe në mes të luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas.
Dekreti thotë se e drejta e Izraelit për të ekzistuar është “Staatsrëson” ose “arsyeja e shtetit” të Gjermanisë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, e cila ka parë dokumentin.
Ministrja e Brendshme e Saksoni-Anhalt, Tamara Zieschang, tha në letrën drejtuar qyteteve dhe rretheve të shtetit se, gjatë procesit të natyralizimit, duhet t’i kushtohet vëmendje nëse ka indikacione se ekzistojnë qëndrime antisemite, shkruan gazeta gjermane Tagesspiegel.
Shtetësia duhet të mohohet nëse aplikantët kanë bërë përpjekje që janë kundër rendit të lirë, demokratik, duke përfshirë krimet antisemite dhe mohimin e të drejtës së Izraelit për të ekzistuar, thuhet në letër.
Që nga 7 tetori, zyrtarët gjermanë kanë deklaruar vazhdimisht se siguria e Izraelit është “arsyeja e shtetit” të Gjermanisë.
Në një fjalim në Bundestagun, parlamentin gjerman, pas sulmeve, kancelari gjerman Olaf Scholz tha: Në këtë moment, ka vetëm një vend për Gjermaninë. Kjo është ana e Izraelit. Kjo është ajo që nënkuptojmë kur themi se siguria e Izraelit është arsyeja e ekzistencës së Gjermanisë (arsyeja e shtetit).Top Channel





LIVE RADIO
~ Marmo Fix ~

