10/07/2025
spot_img
HomeLAJMEShkupi do të stoliset me dekorimet festive më 15 dhjetor

Shkupi do të stoliset me dekorimet festive më 15 dhjetor

Nga Bashkia e Shkupit reaguan ndaj lajmeve se Shkupi nuk është stolisur në prag të festave të vitit të ri.

“Të njëjtit persona demantohen për çdo vit. Jo nga ne, por nga qytetarët të cilët fotografohen me stolisjet për vitin e ri. Edhe këtë vit, stolisja do të kushtojë më pak”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se dikush duhet të përgjigjet se si është shpenzuar nga 90 deri 245 mijë euro për stolisje dhe tani shpenzohen 30 mijë euro.

“Vitin e kaluar, në kohën e krizës energjetike dhe ekonomike, qyteti u stolis pa shpenzime shtesë, ndërsa shpenzimet për darka dhe pije shkuan për kategoritë sociale. Stolisja ka filluar, si çdo vjet, ndërsa Shkupi do të stoliset deri më 15 dhjetor”, thonë nga Bashkia e Shkupit./Telegrafi/

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT