22/05/2025
spot_img
HomeLAJMEShkup: 5 të dyshuar arrestohen për zhdukjen e 14 vjeçares

Shkup: 5 të dyshuar arrestohen për zhdukjen e 14 vjeçares

5 persona janë arrestuar si të dyshuar për zhdukjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaroi se përveç arrestimeve është konfiskuar edhe një veturë si mjet prove.

Për momentin, sipas Spasovskit këto janë informacionet që mund të ndahen me opionin derisa thotë se policia po punon intenzivisht për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e 14 vjecares Gjorcevska e cila u zhduk më 27 nëntor.

“Mbrëmë deri në orët e vona është punuar intenzivisht. Kemi arrestuar 5 persona dhe është konfiskuar një veturë dhe po vazhdohet më tej me aktivitetet operative. Këto janë gjetjet plotësuese veçmas asaj që kemi siguruar deri tani si dëshmi, me qëllim zbardhjen e këtij rasti”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

 

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT