16/10/2025
spot_img

Shkëndija debuton historikisht në Ligën e Konferencës, do të ndeshet edhe me Dritën e Gjilanit

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija, ka mësuar kundërshtarët e saj në debutimin historik në Ligën e Konferencës, njofton TV21.

Skuadra tetovare do të përballet me:

Slovan Bratislava në shtëpi (nga kova e parë),

Rayo Vallecano në transfertë (kova e dytë),

Jagiellonia nga Polonia në shtëpi (kova e tretë),

Drita nga Kosova në transfertë (kova e katërt),

Shelbourne në shtëpi (kova e gjashtë),

AEK Larnaka në transfertë (kova e pestë).

Sipas rregullave, së shpejti do të përcaktohet edhe renditja e ndeshjeve.

Të gjitha takimet e Shkëndijës në shtëpi do të zhvillohen në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”.

Ky është një moment historik për futbollin maqedonas, teksa Shkëndija tenton të lërë gjurmë edhe në skenën evropiane./TV21

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT