20/05/2025
spot_img
HomeLAJMESHBA paralajmëron Kosovën, reagimet pro dhe kundër masës së qeverisë për dinarin...

SHBA paralajmëron Kosovën, reagimet pro dhe kundër masës së qeverisë për dinarin serb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër karshi vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren që largon nga qarkullimi në Kosovë valutën e Serbisë, dinarin.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar kufizim të avokimit për Kosovën e Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier paralajmëron tensione për këtë vendim që e cilësojnë si të njëanshëm.

Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se nuk do ketë as sanksione e as tensione në Veri për shkak të këtij vendimi.

Ndërkohë, nga opozita nuk komentojnë çështjen e dinarit, duke thënë se para se gjithash, duhet koordinim me aleatët.

Nuk na kërkohet që të marrim veprime apo e dhunojnë rendin tonë kushtetues, ajo çka kërkohet është koordinim më i mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që nga themelimi i kësaj qeverie nuk e kemi parë-shprehet deputeti Abelard Tahiri.

Që nga një shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e BQK-së, që ndalon qarkullimin e valutës së Serbisë, dinarit në Kosovë. Në qytetet me shumice serbe, ku përdoret kjo valutë, qytetarëve iu është mundësuar një fazë tranzitore dhe fushatë informimi për adaptim.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT