33-vjeçari Maxwell Anderson po përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së parë pasi mori 19-vjeçaren Saint Carlina Robinson për darkë në Milwaukee, më pas e vrau dhe i copëtoi trupin me një sharrë elektrike me zinxhir.
Pas krimit 33-vjeçari ka shpërndarë copat e trupit të 19-vjeçares në pjesë të ndryshme të Milwaukee.

Takimi fatal ka ndodhur më 1 prill, ku ajo sipas miqve të saj ka qenë e emocionuar për daljen me 33-vjeçarin, duke mos ditur që ky burrë do të bëhej vrasësi i saj. “Mendoj se do të më nxjerrë për ushqim deti”, ka shkruar 19-vjeçarja në një mesazh që i ka dërguar shoqes së saj. Alarmi për fatin e Robinsonit u ngrit kur të nesërmen, pas takimit ajo nuk u paraqit në picerinë ku punonte.
Më 3 prill, 19-vjeçares iu gjet e djegur makina, si dhe pjesë të rrobave që kishte veshur në takimin me 33-vjeçarin. Më vonë atë ditë u gjet një këmbë e prerë në parkun e Liqenit të Miçiganit, ku testi i ADN-së tregoi se ishte e saja.
Në ditët në vijim janë gjetur pjesët e trupit në vende të ndryshme, ku policia ka arrestuar 33-vjeçarin më 4 prill. Hetimi i mëvonshëm zbuloi se 19-vjeçarja kishte shkuar në shtëpinë e 33-vjeçarit në orën 21:00 të datës 1 prill. Celulari i saj lëshonte sinjale nga pjesë të ndryshme të Milwaukee pas mesnate para se të zbulohej në orën 16:30 të ditës së nesërme në parkun ku u gjet dhe këmba e prerë e saj.
Kamerat e sigurisë kapën një makinë që përputhej me atë të 19-vjeçares dhe një person që hynte dhe dilte nga ajo në park. Anderson u kap nga kamerat duke hipur në një autobus në të njëjtën zonë dhe duke u kthyer në shtëpi disa orë pas krimit brutal.
Sipas New York Post, 33-vjeçari kishte tre dënime të mëparshme për incidente të dhunshme.
Man charged in slaying after woman’s leg found at Milwaukee-area park (youtube.com)





LIVE RADIO
~ Marmo Fix ~

