16/05/2025
spot_img
HomeLAJMESela për shkarkimin e ministrave që e përkrahën Taravarin: Patjetër që e...

Sela për shkarkimin e ministrave që e përkrahën Taravarin: Patjetër që e kemi shumicën

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të votojë për shkarkimin e ministrit Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarët (ASH).

Ziadin Sela nga radhët e Aleancës për Shqiptarë pas përçarjes partiake, theksoi se do të votojë për shkarkimin e ministrave, duke theksuar se kanë siguruar edhe votat e mjaftueshme.

“Po patjetër që e kemi shumicën, presim që të zbatohen vendimet e organeve të partisë. E kemi marrë një vendim në Këshillin drejtues që në të njëjtën kohë është edhe Komisioni kadrovik i partisë dhe sot duhet të zbatohet ajo që e ka marrë si vendim Aleanca për Shqiptarë”, tha Sela.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT