10/07/2025
spot_img
HomeLAJMESa para fitoi Barcelona pasi mposhti Realin në Arabinë Saudite

Sa para fitoi Barcelona pasi mposhti Realin në Arabinë Saudite

Lojtarët e Barcelonës fituan Superkupën e Spanjës mbrëmë, duke mposhtur rivalin historik Real Madridin me rezultatin 5-2.

Nga finalja e luajtur në Arabinë Saudite, klubi jo vetëm që ka shtuar një trofe, po ashtu ka shtuar edhe të ardhura.

Klubi katalanas fitoi rreth 9 milionë euro nga fitorja, shkruan “AS”.

Tashmë dihet se katalanasit prej vitesh kanë probleme financiare dhe kjo shifër sigurisht që do të thotë shumë për ta, pasi kanë ende punë për të arritur financa pozitive.

Real Madridi nga ana tjetër fitoi 7 milionë euro si finalist në Superkupën e Spanjës.

Në gjysmëfinale luajtën edhe Athletic Bilbao dhe Mallorca. Athletic Bilbao fitoi 2.15 milionë euro, ndërsa Mallorca 900 mijë euro si pjesëmarrëse, por pagesa kaloi shifrën e 1 milion eurove, pasi Barcelona dhe Real Madrid ranë dakord të ndajnë 200,000 dollarë secila nga pagesat e tyre bazë, si pjesë e një marrëveshjeje me RFEF.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT