Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka promovuar një tjetër rrugë, me emrin “22 nëntori” dhe për këtë ka thënë se ndihet më krenar se kurrë sepse emrat e rinj të rrugëve janë pikërisht emrat e shumë delegatëve të Kongresit të Manastirit.
Në 115 vjetorin e Ditës së Alfabetit në Komunën tonë të Çairit promovuam rrugën 22 Nëntori dhe që pikërisht lidhet me rrugën që e promovuam kohë më parë Adem Demaçi.
Dhe jo vetëm ne banorët e Çairit por edhe më gjerë jemi më krenarë se kurrë sepse emrat e rinj të rrugëve të Komunës sonë janë pikërisht emrat e shumë delegatëve të Kongresit të Manastirit ku edhe unifikua gjuha jonë e shenjtë shqipe siç janë: Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Parashqevi Qeriazi, Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi e tanimë edhe 22 Nëntori.
Duke festuar Ditën e 36 shkronjave shqipe le të kujtojmë rrugëtimin, sakrificën, mundin, amanetin e të parëve tanë se gjuha është zemra e një kombi – theksoi Ganiu.