Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se është rritur numri i rasteve të mashtrimeve të cilat përfshijnë sulme fishing (përpjekje ku hakerët përdorin teknika të manipulimit dhe mashtrimit për të përfituar informacione të rëndësishme nga përdoruesit, si fjalëkalime, informacione financiare, ose të dhëna të tjera personale) dhe raste të prezantimit të rrejshëm në emër të ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Byrosë për siguri publike.
Nga Sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së njoftojnë se qëllimi kryesor i sulmeve fishing është të grumbullohen të dhëna personale të pranuesit apo të detyrohet të vizitojë ueb-faqe të rrejshme.
“Tentimet më shpesh vijnë përmes postës elektronike, por edhe përmes rrjeteve sociale, SMS apo thirrjeve telefonike. Në disa raste, viktimat kanë marrë porosi se janë lëndë e gjoja procedurave juridike për vepra të trilluara penale dhe janë thirrur të kontaktojnë dërguesin përmes viberit apo linkut telegram. Plotësisht, ekzistojnë raste në të cilat qytetarët kanë marrë porosi gjoja të dërguara nga drejtori i Byrosë prë siguri publike apo ministri i Punëve të Brendshme, me të cilat u deklarohet se janë nën hetim për vepra të kryera penale dhe se nevojitet të regjistrohen përmes e-postës dhe t’i parashtrojnë të dhënat e tyre personale. Këto porosi elektronike janë tentim klasik i mashtrimit me qëllim të grumbullimit të të dhënave personale për keqpërdorimin e tyre të mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatë.
Bëhet thirrje deri tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos i hapin këto porosi dhe kursesi të mos kontaktojnë me dërguesin përmes linkut të dërguar apo të ndajnë të dhëna personale nëse kjo kërkohet.
“Në mënyrë që të evitohet rerziku nga infektimi me softuer malinj, Sektori për krim kompjuterik rekomandon qytetarët të mos hapin linqe të dyshimta dhe datoteka të bashkangjitura në e-mail porosi nga dërgues të panjohur. Plotësisht, dëshirojmë ta informojmë opinionin se mashtrimet e këtilla shpesh kanë dimension ndërkombëtar, sepse porosi të ngjashme janë vërejtur edhe në shtete të tjera të rajonit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.