20/05/2025
spot_img
HomeLAJMERMV: Aksion për kontrollin e cilësisë së ajrit

RMV: Aksion për kontrollin e cilësisë së ajrit

Në prag të sezonit të ngrohjes, Ministria e Mjedisit së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit kanë filluar aksion për kontrollin e cilësisë së ajrit.

Për, këtë qëllim janë formuar ekipe të përziera, që inspektorët e një qyteti të kryejnë inspektime edhe në qytete të tjera.

Fillimisht do të kontrollohen kapacitetet prodhuese ku do të vizitohen objektet më të mëdha industriale në rajonin e Shkupit dhe më pas qytetet e tjera.

“Sipas planeve në muajt e vjeshtës dhe dimrit dhe në bazë të metodologjisë për rrezik, nga ana jonë tani më janë planifikuar inspektime të rregullta në subjektet me eko-leje të integruara në të gjithë territorin e shtetit. Gjatë inspektimeve, përveç inspektorëve tanë do të marrin pjesë edhe të punësuarit e ministrisë, e cila I përgatit miratimet e lejes për inspektim”, tha Ivana Ginovska, Drejtore e Inspektoratit të Mjedisit.

 

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT