10/07/2025
spot_img
HomeLAJMEReshjet e borës, LAMM përditëson informacionet për gjendjen e rrugëve në Maqedoni

Reshjet e borës, LAMM përditëson informacionet për gjendjen e rrugëve në Maqedoni

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë ka përditësuar informacionet në lidhje me gjendjen e rrugëve në Maqedoninë e Veriut pas reshjeve të borës. Sipas njoftimit, është hequr ndalesa për automjetet e rënda në rrugën Deve Bair-Kriva Pallankë.

Mbeten aktive ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugët Gostivar-Mavrovë-Dibër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Presekë, Pletvar, Gjavato, Makedonski Brod-Prilep përmes qafës malore Barbaros. Aktive mbetet ndalesa edhe për rrugët Dellçevë-pika kufitare Dellçevë.

Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit mbetet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda, ndërsa për automjetet e tjera, sipas LAMM, janë të patjetërsueshme pajisjet dimërore.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT