Nga: Prof dr Petrit Pollozhani
Projekt Buxheti i vitit 2024, peshon 5.5 miliardë €, ose rreth 5.8 % më i lartë nga ai vitit 2023, të hyrat janë planifikuar në 5 miliardë €, ose 10 % më të larta nga ato të vitit aktualë. Nga prezantimi i të hyrave dhe të dalave, mund të vërejmë se difiçiti buxhetorë është gjysëm milardë €, me një pjesmarrje relative të PBB prej 3.4 %. Shprehur në vlerë apsolute Projekt buxheti, është më i ulët për 150 milionë €. Inflacioni pritet të jetë 3.4 %, rritje të njejtë do të realizojë dhe PBB. Buxheti duhet të siguronë zhvillim të përshpejtuar ekonomikë, të rrisë standardin e popullsisë, t’u dalë në ndihmë shtresave të goditura dhe t’i ndihmojë bizneset. Buxheti i vitit aktual nuk do të realizojë pritshmërinë e zhvillimit ekonomikë prej 2.9 %. Sipas FMN norma e rritjes do tê jetë 1.8 % dhe sipas qeverisë ajo mundet të arrinë në 2.2 %. Të realizosh një rritje vjetore më të ulët për 1 % i bie që të gjeneroshë mbi 130 milionë € më pakë. Për ekonomitë jomjaft të zhvilluara siç është ajo e Maqedonisë së Veriut, nevojitet një rritje e qëndrueshme me norma mesatare vjetore prej 5 %, që me këto politika ekonomike pa një strategji të mirfilltë vështirë se arrihen. Me Projekt buxhetin 2024, do të huazohen rreth 1.3 miliard €, që i bie se çdo banorë rezidentë do të ngarkohet me afër 700 €, shtesë. Vetëm për normat e interesit nga huatë e marra do të paguhen 273 milion €, që i bie rreth 23 milionë €, në muaj.
Mbi gjysma e parave të arkës shtetrore (52%), do të konsumohen për transfere sociale, (mbi 2.6 miliardë €), krahasuar me vitin aktualë ato shënojnë një rritje prej 200 milionë €. Rritja e transfertave sociale duhet të përmbushë rritjen e penzioneve (11.5 %), rritjen e ndihmave sociale (15.5 %), si dhe rritjen e sigurimeve shëndetësore (8.7 %), planifikuar në bazë të rrogave dhe rritjes së punësimit. Të ardhurat edhepse rriten, ato akoma janë gati më të ultat në rajonë, varfëria rritet dhe emigrimet marrin përmasa të paimagjinueshme.
Defiçiti buxhetorë edhe më 2024 është planifikuar të jetë më i ulët nga investimet kapitale në vlerën e 187 milionë €, dhe plotësohet rregulli i artë, nëqoftëse merr hua, merrni ate vetëm për investime. Vërtetë realizmi i investimeve kapitale rritet por ai ngelet në intervalin 70 – 75 %, dhe ribalancimet një pjesë e parave për investime publike shkojnë në lëmi tjera. Për investime kapitale janë planifikuar afër 733 milionë €. Për investime infrastrukturore të Koridorit 8 (Tetovë – Gostivarë- Bukojçanë dhe Trebenishtë – Strugë – Qafthanë) dhe koridorin 10 (Prilep – Manastirë), janë ndarë 245 milionë €. Siç e dimë, edhe në vitin aktualë, dhe në vitet paraprake u ndanë mjete të caktuara financiare për këtë infrastrukturë rrugore, por ato ngelen fare ose pjesërisht të realizuara. Sigurishtë se pengesë janë të shumta por korrupcioni institucional, neglizhenca, kapaciteti i pamjaftueshëm profesional dhe mos disponomi politikë janë dominues. Si mundet ndryshe të kuptohet mos realizmi i asnjë projekti të vetëm infrastrukturor në Rajonin Jug – Perendimor. Autostrada Kërçovë – Ohër ka fillu para një dekade dhe sipas informative të fundit pritet prishja me kontraktorin kinezë. Edhepse janë konsumuar qindra miliona €, përfundimi i saj nuk duket. Për spitalin e ri në Kërçovë, me Projekt buxhet për vitin e ardhëshëm janë ndarë 811. 000 €, siç ishin ndarë dhe në vitin aktualë, (mbi 970.000 €), puna e të cilit as që ka filluar, pra kënga e njejtë si me investimet tjera kapitale. Sipas Projekt Buxhetit 2024, nuk janë planifikuar mjete financiare për ndërtimin e asnjë spitali të ri në viset ku popullata shqiptare është shumicë. Ngelen për t’u dëshiruar spitalet e reja kur dihet fare mirë gjendja e mjerueshme e spitaleve egzistuese.
Për zhvillimin e barabartë rajonalê në buxhetë janë ndarë 8.7 milion €, vlerë kjo më e ulë për 1.3 milionë €, nga viti aktualë. Krahasimet midis rajoneve në dekadën e fundit tregojnë për një thellim të diferencave zhvillimore dhe në vend që mjetet të rriten ato tkurren. Nga paratë e plnifikuara 70 % do të ndahen për projektet zhvillimore, 20 % për rajone me nevoja special dhe 10 % për zhvillimin e fshatrave. Sipas Ligjit për zhvillim të barabartë rajonalë, në kreun e katërt, nenin 35, alinea 2, shkruan: për nxitjen e zhvillimit të barabartë rajonal në buxhetin e Maqedonisë së Veriut në vitë ndahen mjete financiare prej më së paku 1 % e PBB. Duhet cekur se për zhvillim të barabartë rajonal, për rekonstruim të rrugëve lokale, ndriçim publikë, pateka për bicikleta etj, nga Ministria e vetqeverisjes lokale, janë ndarë dhe 2.7 milonë €, që i bie gjithsejtë 11.4 milionë €, (8.7 + 2.7), që nuk është as 0.1 % e PBB. Pjesmarrja mundet të rritet dhe me mjetet financiare për të gjitha komunat me projektin për rrugë lokale (8 milionë €) dhe projektin për ujë dhe kanalizme për komunat ( 3,2 milion €). Niveli i tillë i investimeve as për së afërmi nuk plotësonë, nevojat e rajoneve jo mjaft