11/07/2025
spot_img
HomeLAJMEPolicia kryen kontroll në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

Policia kryen kontroll në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

Mëngjesin e sotëm policia ka kryer kontroll tek mjekët nga Klinika e Onkologjisë. Sipas “Sloboden Peçat” ka edhe mjekë të arrestuar. Kërkimet janë pjesë e aksionit që ish-ministri Oliver Spasovski ka nisur para disa muajsh me prokurorinë e Shkupit për keqpërdorimet që kanë ndodhur në këtë Klinikë.

Nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) thonë se me urdhër të prokurorit po ndërmerren veprime, por nuk japin më shumë detaje.

Sipas informacioneve kontrolle ka pasur edhe disa muaj më parë, pas të cilave prokuroria ka hapur procedurë para hetimore.

Gjatë ditës prite informacione nga Prokuroria për kontrollet e sotme.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT