22/05/2025
spot_img
HomeLAJME“Planet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit”, Surroi dhe Mujanoviq komentojnë deklaratën...

“Planet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit”, Surroi dhe Mujanoviq komentojnë deklaratën e Zelenskyt

Thirrja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky që t’i kushtohet vëmendje më të madhe Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, ka informacione që Rusia po bën plane për një luftë të re, ka nxitur reagime të shumta në rajon nga analistë e politikanë ndërkombëtarë, e po ashtu reagime ka pasur edhe në Kosovë dhe Serbi.

Publicisti Veton Surroi në profilin e tij në platformën “X”, shkruan se deklaratat e presidentit të Ukrainës, mbajnë një peshë të veçantë për të luftuar Rusinë. Gjithashtu, thotë se Rusia ka investuar pak në Ballkanin Perëndimor, por që sipas tij ‘ka pasur fitime të konsiderueshme’.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një zonë ku Rusia ka investuar relativisht pak, por ka pasur ‘fitime të konsiderueshme’, veçanërisht kur krahasohet me përpjekjet e bëra nga NATO dhe BE në rajon. Dhe pa ndonjë ndryshim thelbësor në politikat perëndimore, do të vazhdojë ta bëjë këtë. Deklaratat e Zelenskyt pa dyshim mbajnë peshë të veçantë për ta luftuar Rusinë”, ka thënë Surroi në reagimin e tij.

Për deklaratën e presidentit Zelensky, ka reaguar edhe analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq.

Në reagimin e tij, Mujonaviq thotë se “Zelensky nuk e ka gabim”. Ai ka pohuar se shumë prej tyre e kishin paralajmëruar edhe më herët shkallën e depërtimit të Rusisë.

“Nëse duan, ata mund të nxisin dhunë në rajon”, thotë mes të tjerash ai në reagimin e bërë në platformën “X”.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky para pak ditësh, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më të madhe rajonit të Ballkanit, pasi ka informacione se Rusia planifikon të nisë luftë për të larguar vëmendjen nga Ukraina.

“Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse iu konvenon. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, ka thënë ai.

Reagime ka pasur edhe në Kroaci, nga analistët amerikanë, si dhe nga disa deputetë evropianë.

 

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT