10/07/2025
spot_img
HomeBOTAPërmes fotove: Bota në 1 javë

Përmes fotove: Bota në 1 javë

Khan Younis, Gaza

Një grua mban në duar, e mpirë, trupin e fëmijës së saj, i cili u vra nga një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve “Khan Younis”.

Misgav, Izrael
Miqtë ngushëllojnë të motrën e rreshterit Itay Saadon, i cili ndërroi jetë në veri të Gazës, pak para se të përfundonte shërbimin e tij ushtarak.
Khan Younis, Gaza
Palestinezët kryejnë lutjet e ditës së premte, ndërsa sulmet izraelite vijojnë në oborrin e spitalit “Nasser”.
Khan Younis, Gaza
Një djalë shpëtohet nga rrënojat e godinës së familjes Shaqwra në “Khan Younis”. Godina u shkatërrua nga një sulm ajror izraelit.
Kfar Azza, Izrael
Gjurma e një dore në murin e një shtëpie të dëmtuar nga Hamasi.
Gaza
Një ushtar izraelit qëndron në majën e një transportuesi të blinduar gjatë një operacioni tokësor në Gaza.
Gaza
Banorët largohen nga veriu i Gazës, pas paralajmërimeve të fundit izraelite. Ndërkohë, operacionet ushtarake në Gaza janë duke u rritur.
Chaman, Pakistan
Një familje afgane udhëton me një kamion në kufirin e “Friendship Gate”. Ata kthehen në Afganistan, pas paralajmërimit të fundit të Pakistanit që emigrantët pa dokumente të largoheshin nga territori pakistanez.
Londër, Angli
Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla kalojnë përmes protestuesve, të cilët mbajnë pankarta kundër mbretërimit të Charles.
Kherson, Ukrainë
Një fëmijë duke ecur brenda “Shtëpisë së Kulturës”, e dëmtuar në fshatin Posad-Pokrovske.
Jajarkot, Nepal
Të mbijetuarit marrin pjesë në funeralin e viktimave të tërmetit në Jajarkot, i cili vrau më shumë se 100 njerëz.
Khan Younis, Gaza
Një grua e plagosur flet në telefon në spitalin “Nasser”. Ajo duket e tronditur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin jugor të Gazës.
TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT