Mbrëmë në Tetovë, fraksioni i shkëputur nga partia politike “Alternativa” , e cila gjatë këtyre muajve në shumicën e degëve kishte vendosur që t’i pezullojë aktivitetet e tyre brendapartiake, unanimisht kanë sjellur vendim që të formojnë Këshill Kordinues.
Në takimin e mbrëmshëm, ku ishin prezentë 13 degë me përfaqësuesit e tyre, përfaqësues nga Forumi i Gruas dhe përfaqësues nga Forumi Rinor, u formua Këshill Koordinues, ku përveç që u fol rreth situatës politike në vend, nga ky Këshill i sapoformuar, u sollën këto vendime:
– Deputeti i zonës 6 zgjedhore, Hysni Ismaili, me mbështetjen e degës së Tetovës, si dhe me mbështetjen unanime të përfaqësuesve nga degët përkatëse u zgjodh kordinator i Këshillit.
– Gjithashtu, përveç kordinatorit, Këshilli me vota unanime për zv.kordinator zgjodhi Muaz Emin, ndërsa si zëdhënës u caktua Meriton Civuli nga Çairi.
Në fund të takimit përfaqësuesve të 13 degëve, Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, iu potencua se ditëve në vijim do të jenë të njoftuar rreth zhvillimeve të ardhshme politike.