20/05/2025
spot_img
HomeLAJMEPër herë të parë në 78 vite, shqiptarët e Sanxhakut festuan zyrtarisht...

Për herë të parë në 78 vite, shqiptarët e Sanxhakut festuan zyrtarisht 28 Nëntorin

Për të parën herë pas 78 vitesh, Festa e Flamurit festohet zyrtarisht edhe në Novi Pazar të Sanxhakut!

Kjo festë u organizua nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, zyra për Sanxhak, nën udheheqjen e kryesueses së kësaj zyre, Amina Nuraj!

111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë ka bashkuar shqiptarët në një festë madhëshore në Tiranë, por organizimet nuk kanë munguar kudo mes shqiptarëve në Malin e Zi, Maqedoni, Kosovë, Luginën e Preshevës dhe diasporë.

Historikisht në Sanxhak ka jetuar një numër i madh shqiptarësh, por politikat ekstremiste të shteteve fqinje kanë ndikuar në largimin e tyre, e asimilimin të një pjese të madhe që mbetën në trojet e të parëve.

Për fat të mirë, gjatë viteve të fundit, vihet re një ndërgjegjësim gjithnjë e më i madh për origjinën e tyre.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT