22/05/2025
spot_img
HomeLAJMEPas situatës me gripin sezonal, rekomandohet mbajtja e maskave

Pas situatës me gripin sezonal, rekomandohet mbajtja e maskave

Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandon mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore dhe shtëpitë e të moshuarve dhe ndalim të vizitave në spitale.

Kryetari i Komisionit, Aleksandar Petliçkovski, tha se momentalisht ka rritje të numrit të të infektuarve me grip, por aktualisht nuk ka rrezik për gjendjen e përgjithshme të shëndetit publik.

“Kemi hyrë në sezonën e gripit dhe duhet të mendojmë për mbrojtjen e të moshuarve mbi 65 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike. U bëjmë thirrje që të vaksinohen, ka mjaftueshëm doza në pikat e vaksinimit, të kujdesen me marrjen e vaksinës kundër gripit. Kapacitetet e spitaleve janë në dispozicion dhe nuk rrezikohet gjendja e përgjithshme e shëndetit publik”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski-Kryetar i Komisionit të Sëmundjeve Infektive.

7 persona të shtrirë në spital janë me gripin sezonal, informoi Milena Stefanoviç, drejtoreshë e Klinikës Infektive. Ajo shtoi se 5 janë të konfirmuar dhe dy në pritje.

 

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT