20/05/2025
spot_img
HomeBOTAParlamenti kthehet në “arenë boksi”, deputetët përleshen me njëri-tjetrin

Parlamenti kthehet në “arenë boksi”, deputetët përleshen me njëri-tjetrin

Çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu, është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Disa nga deputetët e opozitës, u ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit dhe u ngritën në shenjë proteste, gjë që i nervozoi deputetët në pushtet të cilët u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë. Nga kjo përplasje e dhunshme fizike, njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.

Mediat lokale shkruajnë se mikrofonat brenda parlamentit, u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.

Nuk ka ndodhur në vitet e fundit që nga salla e parlamentit në Maldive, të vijnë pamje të tilla.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT