Edhe pse në Kodrën e Diellit nuk ka kushte për skijim, kjo qendër turistike sjell organizime të ndryshme për qytetarët dhe turistët.
Nesër, ditë e dielë në taracën e hotel ”Kodra e Diellit” do të ketë muzikë live nga ora 11 ku do të këndojë këngëtari Shpëtim Mustafa. Poashtu, qendra turistike Kodra e Diellit ka menduar edhe për fëmijët duke angazhuar artistë (Face Painting) dhe maskota për t’ua bërë të dielën sa më magjike.
Mos e humbisni këtë të dielë në shtëpi, vizitojeni Kodrën e Diellit!