10/07/2025
spot_img
HomeLAJMENjihuni me motin për sot dhe ditët e ardhshme

Njihuni me motin për sot dhe ditët e ardhshme

Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë me paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 1°C, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 10 deri 16°C.

Siç informojnë nga DPHM, në Shkup moti gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë.

Të martën moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me kushte për paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Më pas, në ditët në vijim, nën ndikim të serisë së valëve të lagështa ajrore moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intenstitet të ndryshueshëm, të cilat në viset malore kohë pas kohe do të jenë me borë.

Nga e mërkura deri të premten do të fryjë erë e përforcuar juglindore dhe perëndimore, ndërsa të shtunën erë e përforcuar veriore.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT