Ky dimër ka trokitur vonë, por duket se po vjen më i fuqishëm se ai i viteve të fundit. Këtë fundjavë pritet një shpërthim i të ftohtit nga Arktiku drejt Evropës Lindore qendrore dhe juglindore.
Severe Weather, thotë se stuhia dimërore do të prekë Greqinë, pas së cilës do të forcohet dhe do të shndërrohet në një stuhi të madhe në Bullgari, Rumani, Moldavi dhe Ukrainë.
I ftohti do të shpërthejë duke sjellë një stuhi të fuqishme dimërore në të gjithë gadishullin Ballkanik.
Pak borë parashikohet të mbulojë zona nga Sofja në Bukuresht në Odessa dhe Kiev në Ukrainë. Me rreth 50 centimetra reshje intensive bore të kombinuara me erëra të forta.