10/07/2025
spot_img
HomeLAJMENjë jetë duke agjëruar! 76-vjeçari nga Elbasani e mbante edhe gjatë komunizmit:...

Një jetë duke agjëruar! 76-vjeçari nga Elbasani e mbante edhe gjatë komunizmit: dashuria për zotin më e madhe se frika

Sherif Ruçi është 76 vjeç. Ai nuk mban mend një vit të jetës së tij kur nuk ka agjëruar në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, përpos kur ishte fëmijë.

I moshuari nga Elbasani thotë se detyrimi ndaj Allahut ka qenë më i madh se frika e regjimit komunist kur besimi ishte i ndaluar.

Plot 68 vite agjërim, një jetë e tërë përkushtim ndaj Zotit, por edhe ndaj shëndetit, thotë Sherifi i cili beson se agjërimi ndikon pozitivisht në mirëqenien fizike të organizmit.

Sherifin çdo ditë e gjen në xhaminë e Ballies, ku kryen faljet e përcaktuara si një detyrim e përkushtim ndaj Zotit.TCH

 

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT