10/07/2025
spot_img
HomeLAJMENgjarje horror në Prilep! Gjendet i vdekur në fermë, derrat i kishin...

Ngjarje horror në Prilep! Gjendet i vdekur në fermë, derrat i kishin ngrënë trupin

Një 80-vjeçar nga Prilepi është gjetur i vdekur në oborrin e një ferme në periferi të Prilepit. Pas njoftimit, ekipi i urgjencës ka mbërritur në fermë dhe ka konstatuar vdekjen. Është konstatuar se pjesë të trupit kanë qenë pre e derrave.

“Ferma ishte në një terren të papërshtatshëm, por me ndihmën e policisë hymë në oborr dhe gjetëm trupin e qytetarit nga Prilepi të lindur më 1943. Por, pamjet ishin trishtuese. Kishte pjesë që ishin ngrënë nga derrat, këmba e djathtë, pjesë të fytyrës, qafës, kraharorit” – kanë deklaruar nga Urgjenca e Prilepit.

Supozohet se 80-vjecari ka ndërruar jetë para dy ditëve, por obduksioni I trupit të tij, duhet t`i zbulojë shkaqet e vdekjes.

Nga Prokuroria Publike e Prilepit thonë se trupi i pajetë I 80-vjecarit është gjetur nga i biri i tij.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT