10/07/2025
spot_img
HomeLAJMENga e shtuna priten reshje të borës në Maqedoni

Nga e shtuna priten reshje të borës në Maqedoni

Deri të premten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, nëpër disa lugina do të paraqitet mjegull.

Nga DPHM thonë se nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë, të shtunën do të ketë ndryshim të ndjeshëm të motit me reshje të dendura, të cilat gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të kalojnë në borë edhe në pjesën më të ulëta të vendit.

Në male do të këtë reshje më të mëdha të borës. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Të dielën temperatura minimale e mëngjesit do të zbresë deri në -5, ndërsa të hënën deri në -13 gradë. Temperatura maksimale ditore do të arrijë në shtatë gradë.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT