Nuk ka subjekt politik aktualisht që nuk e shanë BDI-në, qoftë në bllokun politik maqedonas, qoftë në bllokun politik shqiptar, tha në “Click Plus” kryetari i Degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri. Ai thotë se për dallim prej oponentëve, BDI nuk do të kritikojë, por do të veperojë.
“Besoj që opinioni pajtohet se kohëve të fundit BDI sulmohet gjitha qendrat, nga të gjitha subjektet politike. Fyhet, shahet. Askush prej këtyre që e sulmojnë BDI-në, askush nuk del me projek konkret. Ok, është në rregull të kritikohet BDI për X segment, mirëpo le të japin edhe zgjidhjen; Unë kur të vij si subjekt politik, këtë do e rregulloj kështu kështu, kështu. Ne për dallim prej atyre, nuk kritikojmë, nuk flasim. Unë si kryetar i Degës se Çairit kam të drejtë të filloj ta kritikojë Komunën e Çairit, kam të drejte politike legjitime, por nuk e bëjë atë gjë. Politikat e BDI-së, politikat e Ali Ahmetit janë vepra.