16/05/2025
spot_img
HomeLAJMENesër Shkupi mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në konferencë për rritje ekonomike...

Nesër Shkupi mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në konferencë për rritje ekonomike të rajonit

Liderët e Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian do të mblidhen të hënën në Shkup për konferencën e Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Punimet e mbledhjes do ti drejtojë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski. Deri në tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Pjesë e këtij takimi do të jetë dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç si dhe përfaqësues nga Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi. Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro. Samiti mbahet në një kohë kur tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës janë shtuar.

Palët në nisje të vitit lejuan qarkullimin në të dy shtetet me targat përkatëse, ndërsa në katër komunat në veri të Kosovës ku shumica e banorëve janë me kombësi serbe, ka nisur procesi i zgjedhjeve të parakohshme.

Por Vuçiç ka akuzuar për rritje të presionit të Prishtinës në veri si dhe armatosje të ushtrisë atje.

Nga ana tjetër Kurti ka ngritur shqetësimin për stërvitjet në kufi dhe dhunim të politikanëve të opozitës që kanë nderuar të vrarët në vitin 1998 prej forcave të Serbisë. Në këto kushte edhe dialogu për të arritur në një marrëveshje finale mes palëve duket se është frenuar.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT