22/05/2025
spot_img
HomeLAJMENëna e Vanjës së vrarë pretendon se ish-burri i saj dyshohej për...

Nëna e Vanjës së vrarë pretendon se ish-burri i saj dyshohej për rrëmbim që në momentin e parë

Më 14 tetor 2024, në gjykatën Penale, Zorica Gjorcevska, nëna e të ndjerës Vanja Gjorçevska, dha një dëshmi emocionuese në lidhje me rrethanat e zhdukjes dhe vrasjes së vajzës së saj, e cila ndodhi në fund të vitit të kaluar. Ajo theksoi se nuk i njeh të akuzuarit që kryen krimin e rëndë.

Zorica përshkroi momentin e tmerrshëm të ditës kur Vanja humbi. Ajo tregoi se në mëngjesin e 27 nëntorit, vajza e saj kishte dalë për në shkollë, por pas një mesazhi nga mësuesja, mori vesh se Vanja nuk ishte në klasë.

“Isha në punë kur pashë mesazhin. Shkova menjëherë për ta kërkuar” tha ajo. “Kisha ndjesinë se diçka e keqe kishte ndodhur.”

Ajo përmendi se apartamenti ku ndodhi incidenti ishte trashëgimi nga babai i saj por ishte transferuar në emër të ish-bashkëshortit për t’u siguruar fëmijëve në rast emergjencash.

“Ishte një marrëveshje për të mbrojtur fëmijët” shpjegoi ajo.

Zoriça përshkroi se si filloi kërkimi për Vanjan.

“I telefonova Aleksandrit dhe i thashë se Vanja ishte zhdukur. Kërkuam në çdo vend. Policët erdhën shpejt, por nuk kishte asnjë gjurmë,” kujton ajo. “Në atë moment, çdo gjë dukej e paqartë dhe e frikshme.”

Ajo theksoi se Aleksandri besonte se Vanja ishte rrëmbyer.

“Ai tha se nuk kishte asnjë shpjegim tjetër për atë gjë. Ishte një ndjenjë e thellë frike” tha Zoriça.

Dëshmia e saj ishte e mbushur me emocione, duke shprehur dhimbjen e humbjes dhe frikën për fëmijët e saj.

“E dinim që diçka nuk shkonte. Fëmijët e mi ishin gjithçka për mua” tha ajo me lot në sy.

Gjatë seancës, Zoriça gjithashtu përmendi se kërkimi për Vanjën përfshiu shumë njerëz.

“Familjarët, miqtë dhe kolegët ishin të gjithë të angazhuar. Prindërit e shokëve të saj ndihmuan në shpërndarjen e flajerëve. Ishte një periudhë kaotike,” theksoi.

Seanca përfshiu gjithashtu praninë e të akuzuarve, të cilët mohojnë akuzat. Prokuroria ka paraqitur dëshminë e Zoricës si pjesë të hetimeve, ndërsa procesi gjyqësor pritet të vazhdojë më 16 tetor.

Familja Gjorçevska vazhdon të kërkojë drejtësi për vajzën e tyre, duke shpresuar se e vërteta do të dalë në pah dhe se ata do të gjejnë paqe pas kësaj tragjedie.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT